E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mirënjohje Egjiptit për njohjen e Kosovës

17-07-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha priti ambasadorin e Egjiptit, Ahmed Hassan Abdellah

Kryeministri Berisha priti dje në takim ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, zotin Ahmed Hassan Abdellah, i cili e informoi kryeministrin për situatën dhe zhvillimet e fundit politike në Egjipt. Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Abdellah përzemërsisht për ekspozenë e situatës dhe e siguroi atë se për Shqipërinë, Egjipti është dhe mbetet një vend mik mjaft i rëndësishëm. Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i shprehur ambasadorit Abdellah mirënjohjen më të thellë për njohjen nga ana e Egjiptit, i cili përbën një nga shtetet me peshë të veçantë në arenën globale, të Republikës së Kosovës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›