Kursi i këmbimit, dollari forcohet ndjeshëm kundrejt lekut
TIRANE- Luhatje të ndjeshme në kursin e këmbimit. Brenda pak ditëve, dollari është forcuar ndjeshëm, si kundrejt euros ashtu edhe monedhës vendase, lekut, ndërkohë që euro ka humbur më shumë se 1 pikë. Kështu, në agjencitë e këmbimit, monedha amerikane blihet me 97.5 lekë dhe shitet me 98.1 lekë, ndërsa euro këmbehet me 137.9 lekë në blerje dhe me 138.4 lekë në shitje. Kambistët shpjegojnë se forcimi i dollarit është si pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare. Në këto të fundit, euro është dobësuar, duke u këmbyer me 1 dollar e 41 cent. Foricmi i dollarit është një lajm i mrë për të gjithë klientët e bankave që kanë marrë kredi në euro, pasi në këtë moment ata paguajnë më pak. Përsa i përket ndikimeve të tjera në ekonomi, ato pritet të jenë minimale, duke pasur parasysh se shkëmbimet tregtare me SHBA-në janë të ulta dhe ekonomia jonë është e orientuar drejt euros. (e.n/News24/BalkanWeb)