Durrës, kapet i kërkuari për grabitjen e lokaleve në zonën e Plazhit
Durrës – Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin Gerald Zenali, banues në Durrës, pasi dyshohet të jetë autori i disa vjedhjeve me thyerje në disa lokale të këtij qyteti. Sipas burimeve policore për gazetën “Albania” ai rezulton të jetë edhe më parë i dënuar për vjedhje. Këtë radhë ai akuzohet për vjedhje me thyerje në dyqanin “Market” në Lagjen Nr.13 Plazh, ku ka marrë një sasi prej 10 000 lekësh, për vjedhje po me thyerje në një lokal tjetër ku ka vjedhur një sasi pijesh alkoolike dhe cigare, një lokal kancelarie ku ka marrë një shumë prej 200 000 lekësh, si edhe për vjedhje me thyerje të një bar-bufeje ku ka marrë një sasi parash dhe një magnetofon. Materialet e përgatitura do t’i kalojnë prokurorisë për veprën penale të “vjedhjes” të parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
9 Korrik 2009