Apeli i Krimeve të Rënda dënon grupin “Hakmarrja për drejtësi”
Të dhjetë të pandehurit cilësohen fajtorë, ndëshkimi, nga burg për jetë deri në 5 vite. Raporti i Prokurorisë, historia e krijimit të kësaj organizate
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i cilësoi fajtorë dhjetë të pandehurit të cilësuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për drejtësi”. Kolegji penal, që drejtohej nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi dje të dënonte tre të pandehur me burgim të përjetshëm, ndërsa për të tjerët dha masa më të buta dënimi. Gjithashtu, kjo gjykatë la në fuqi vendimet për të pandehurit e tjerë të kësaj organizate, konkretisht dënimin me 25 vjet burg për të pandehurin Roland Shyti. Ndërsa të pandehurit Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Kreshnik Spahiu janë dënuar me 24 vjet burg dhe Dritan Hate me 23 vjet burg. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi vendimin për të pandehurit Pasho Norvuzaj dhe Gëzim Gjoni, duke i dënuar përkatësisht me 17 dhe 5 vjet burg nga 22 dhe 10 vjet që i kishte dënuar Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Të pandehurit e kësaj organizate akuzohen për një sërë krimesh të rënda, ndër të cilat akte terroriste, vrasje, grabitje etj., të ndodhura vite më parë në Shqipëri. Të akuzuarit si anëtarë të saj, sipas prokurorisë, janë përgjegjës edhe për vrasjen e ish- drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi. Të dyshuarit si anëtarë të grupit “Hakmarrja shqiptare për drejtësi" janë proceduar në mungesë për vite me radhë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Me të njëjtin status ata janë proceduar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e së fundi edhe nga ajo e Apelit.
Historia
Historia e organizatës së quajtur "Hakmarrja për drejtësi" filloi pasditen e datës 12 tetor të vitit 1996, kur Televizioni Shqiptar (TVSH) transmetoi lajmin se "në një apartament në qendër të Tiranës ishte zbuluar një arsenal i madh armësh". Lajm i cili shoqërohej me sekuenca filmike, që tregonin një arsenal armësh të llojeve të ndryshme, por nuk thuhej asgjë për adresën ku ndodhej ky apartament dhe kujt i përkisnin dhe kush u arrestua për këto armë. Lajmi u ndoq me kureshtje, duke pyetur se kush qëndron prapa këtyre armëve. Tri ditë më pas, mediat e asaj kohe njoftuan se vrasja e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, akuzë kjo e cila më pas iu adresua anëtarëve të Hakmarrjes për drejtësi, ishte urdhëruar nga Burgu i Bënçës. Këtu filloi edhe dalja në skenë i emrave të parë të të akuzuarve si pjesëtarë të kësaj organizate. Sipas avokatit Dylber Mane, i cili për 12 vjet ka ndjekur këtë çështje, gjithçka filloi më 16 tetor të vitit 1996, kur në një emision special doli para mediave ministri i Brendshëm i asaj kohe, për të dhënë "haberin" se është zbuluar një "organizatë terroriste me karakter politik për të rrëzuar demokracinë".
Deklarata
Sipas ministrit të Brendshëm, kjo organizatë ishte krijuar në vitin 1992 nga Orik Shyti, djali i Aredin Shytit, ish-zëvendësministër dhe ministër i Brendshëm për periudhën janar-korrik 1991, i dënuar me 17 vjet heqje lirie me akuzën "vrasje me dashje indirekte" për ngjarjen e ndodhur në Shkodër më 2 prill 1991". Përveç armëve, në sekuencat filmike të dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, sipas avokatit Mane, tregoheshin të filmuara dokumente ndër të cilat: kode sekrete komunikimi; platforma dhe skema e funksionimit të organizatës; plane për krimet që kishin kryer nga viti 1992-1996 dhe ato që do të kryenin, duke përfshirë edhe vrasjen e kryeministrit të tanishëm, Sali Berisha, që në atë kohë ishte president. Të parët që dolën në media si të akuzuar ishin i pandehuri Leart Shyti dhe i ndjeri Enkeled Agaj, të cilët shqiptonin fjalë kritike për qeverinë. Por, më 12 dhe 13 mars të vitit 1997, burgjet u hapën dhe të arrestuarit e dyshuar si pjesëtarë të së ashtuquajturës organizata kriminale "Hakmarrja për drejtësi" u larguan për mos t'u kthyer në qelit e tyre. Shumica prej tyre botuan në shtyp tregime rrëqethëse për tortura të ushtruara gjatë marrjes në pyetje nga njerëzit e policisë së asaj kohe.
Të pandehurit dhe masa e dënimit
Orik Shyti, burgim të përjetshëm
Altin Arapi, burgim të përjetshëm
Gentian Çaka, burgim të përjetshëm
Nikolin Novruzaj, 24 vite burg
Roland Shyti, 25 vite burg
Leart Shyti, 24 vite burg
Kreshnik Spahiu, 24 vite burg
Pasho Novruzaj, 17 vite burg
Gëzim Gjoni, 5 vite burg
Dritan Hate, 23 vite burg
Kronologjia
13 tetor 1996
Ministria e Rendit shpall zbulimin e një organizate terroriste e krijuar nga djemtë e ish-ministrit të Brendshëm, Hajredin Shyti. Grupi quhej “Hakmarrja shqiptare për drejtësi”.
16 tetor 1996
Fillon operacioni për arrestimin e anëtarëve të organizatës. Operacioni u krye në Tiranë dhe Vlorë. Numri i të ndaluarve brenda disa ditëve shkoi në 20 persona.
13 mars 1997
Anëtarët e dyshuar të grupit “Hakmarrja për drejtësi”, të arrestuar në muajin tetor 1996, me 24 akuza, mes të cilave edhe ato politike, arratisen bashkë me të burgosur të tjerë.
Maj 1999
Gjendet i djegur në malin e Dajtit, brenda një makine, Enkeled Agaj, pjesëtar i grupit “Hakmarrja për drejtësi”. U dyshuan shokët e grupit.
Maj 2002
Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm anëtarët e dyshuar si pjesë e organizatën me emrin “Hakmarrja shqiptare për drejtësi”. Vendimi u mor për mungesë provash.
Prill 2003
Gjykata e Apelit kthen në prokurori dosjen e grupit “Hakmarrja për drejtësi” për plotësim.
20 maj 2003
Arrestohet në Kamzë të Tiranës Gëzim Gjoni, anëtar i grupit. Gjoni u kap gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës në befasi.
29 shtator 2003
Ekzekutohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shoferi i kryeprokurorit Sollaku, Genci Sina. Vrasja u cilësua shantazh ndaj Prokurorisë.
29 tetor 2003
Arrestohet në Bruksel të Belgjikës Altin Arapi, në shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë. Ai u deklarua se ishte autori i vrasjes së Genci Sinës. Po atë ditë u arrestua dhe Imelda Tasho, ish-zyrtare në Ministrinë e Jashtme.
5 shkurt 2004
Orik Shyti, sipas avokatit të tij në Tiranë, është dorëzuar në një postë policie në Zvicër. I dyshuari si kreu i organizatës “Hakmarrja për drejtësi shqiptare” thuhet se është dorëzuar se bashku me dy persona të tjerë.
9 Korrik 2009