Artan Zeneli fut në sherr Alibeajn me Spahiun
Përplasje deklaratash për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Tiranës. KLD përzgjedh një avokat në krye të Gjykatës më të madhe në vend
Laureta Rryçi
Tiranë - Përzgjedhja e kryetarit të gjykatës më të madhe në vend risolli dje përplasjet mes ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Gjithçka ka nisur kur anëtarët e KLD-së po bëheshin gati të votonin. Burime pranë Këshillit shpjeguan dje për gazetën “Albania” se debatet kanë nisur që në këtë moment. Ministri Alibeaj u ka bërë me dije kryetarit të KLD-së dhe anëtarëve se kandidati Artan Zeneli nuk i plotësonte kriteret për të qenë pjesë e kësaj gare. Këto pretendime nuk janë pranuar dhe votimi ka nisur duke përcaktuar në fund si kandidatin më të denjë Artan Zenelin. Menjëherë pas mbledhjes, ministri, në një konferencë të posaçme për shtyp, lëshoi dhe akuzat e para publike se e gjithë mbledhja e djeshme nuk ishte gjë tjetër veçse një farsë. Pa kaluar shumë kohë reagoi dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nëpërmjet njoftimit zyrtar duke zbuluar për herë të parë disa nga votat që u dhanë dje.
Mbledhja
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë mbledhjes së djeshme, në drejtimin e Presidentit të Republikës Bamir Topi, përfundoi procesin e shqyrtimit të kandidaturave për funksionin e drejtuesit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në përfundim të një diskutimi të gjatë dhe me debate juridike, Këshilli, me shumicë votash, vendosi emërimin e Artan Zenelit në pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit. Në garë për këtë post kishte dhe shumë emra të tjerë gjyqtarësh dhe vetëm disa prej tyre arritën të merrnin ndonjë votë tek-tuk të anëtarëve të Këshillit. Gjatë mbledhjes debatet u fokusuan te emri i Artan Zenelit. Ministri Alibeaj deklaroi se kjo përzgjedhje ishte e paramenduar dhe se kandidati në fjalë nuk plotësonte disa nga kriteret për të përfituar këtë post kaq të rëndësishëm. Pavarësish se këto pretendime nuk u pranuan, ministri nuk ngurroi t’i bëjë publike të gjitha shkeljet e supozuara prej tij.
Votat
Si asnjëherë më parë votat e disa anëtarëve të KLD-së u bënë publike nëpërmjet njoftimit zyrtar. “Në vlerësim të transparencës gjatë procesit të vendimmarrjes, kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi, deklaroi se vota e tij shkoi në favor të kandidatit Kastriot Selita, aktualisht kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër”, - thuhej në njoftimin zyrtar të KLD-së. Po sipas këtij njoftimi, rezultatet e votimit në favor të kandidatit Zeneli përjashtuan edhe zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili votoi në favor të kandidates Manjola Bejleri, anëtarin Neshat Fana dhe një anëtar tjetër të KLD-së, të cilët votuan në favor të kandidatit Petrit Çomo. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, nuk votoi për asnjë kandidat, pasi mbajti qëndrimin se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore për emërimin e kryetarit të Gjykatës. Rëndësi të veçantë në mbledhje patën diskutimet mbi nevojën e vazhdimësisë së prurjes në gjykata të gjyqtarëve magjistratë, e lidhur kjo me vazhdimësinë e programit të formimit fillestar nga Shkolla e Magjistraturës për vitin akademik 2009 - 2010. Në përfundim të diskutimit Këshilli e pa të arsyeshme që, mbi bazën e një studimi të thellë, të realizojë në të ardhmen një vendimmarrje, e cila do të konsistojë në një planifikim afatgjatë për sjelljen e gjyqtarëve të rinj nga Shkolla e Magjistraturës në sistemin gjyqësor.
Avokati që do të drejtojë Gjykatën më të madhe në vend
Artan Zeneli kishte vite që ushtronte profesionin e avokatit. Vetëm pak javë më parë ai u bë pjesë e garës për një vend bosh në Gjykatën e Tiranës duke tentuar t’i rikthehej zanatit të tij të vjetër. Ndërsa prej dy javësh është pjesë e trupës në Gjykatën më të madhe ne vend, që nga dita e djeshme atij iu besua edhe drejtimi i saj. Artan Zeneli u riemërua në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Dekret Nr. 6207, datë 12.06.2009 të Presidentit të Republikës. Gjyqtari Zeneli ripërfshihet në sistemin gjyqësor pas një periudhe shkëputjeje prej ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, detyrë të cilën ai e ka ushtruar për 8 (tetë) vjet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Krujë dhe Tiranë; duke sqaruar se në gjykatën e kryeqytetit ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryetarit për periudhën 1993 – 1995.
Reagimi i ministrit për votimin e KLD-së
Menjëherë pas mbledhjes, Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi përmes së cilës e ka konsideruar farsë procesin e djeshëm për zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Tiranës. Ai tha se ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Alibeaj theksoi se Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë.
9 Korrik 2009