E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapet me kanabis 34-vjeçari

 

DURRES - Kapet në furgonin e linjës, duke transportuar kanabis sativa një 34-vjeçar. Arjan Sallaku, sipas policisë, po udhëtonte nga Manza drejt qytetit të Durrësit me 460 gramë kanabis sativa. Pas informacioneve që policia kishte për lëvizjet e Sallakut ka bërë ndalimin e furgonit e më pas kontrollin e mjetit. Brenda tij është gjetur çanta me sasinë e bimës narkotike, në zotërim të Arjan Sallakut. Menjëherë atij i janë vënë prangat, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dyshohet se nga Manza, Sallaku do të shfrytëzonte qytetin bregdetar si vend tregtimi të mallit. Nuk dihet nëse të tjerë persona ishin bashkëpunëtorë me të, por kjo pritet të zbulohet pas marrjes së tij në pyetje. Pas prangosjes, 34-vjeçari është përcjellë për në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për çështjen në ngarkim të tij.               o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›