Durres, kapet në port, i dënuari për vrasje
Arrestohet sapo kishte zbritur nga trageti 38 vjecari i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur 8 vite më parë. Shkëlqim Sula është dënuar me 25 vjet burg për "vrasje me paramendim në bashkëpunim"
DURRËS- Një 38 vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar mbrëmë sapo kishte zbritur nga trageti në portin e Durrësit. Shkëlqim Sula, i dënuar nga Gjykata e Krujës me 25 vjet burg për "vrasje me paramendim në bashkëpunim" dhe "armëmbajtje pa leje", u arrestua mbrëmë nga policia portuale e Durrësit.
Vrasja për të cilën akuzohet 38 vjecari ka ndodhur 8 vjet më parë. Sipas vendimit të gjykatës Shkëlqim Sula në bashkëpunim me Sokol Sokol Xhambazin, Lulëzim Meçanin dhe Irena Zirin kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Fatbardh Ziri, banues në Fushë Krujë. Vrasja ndodhi më 15 korrik të 2000 dhe për këtë cështje po vuajnë dënimin tre bashkëpunëtorët e tjerë të Sulës .
(s.g/BalkanWeb)