Tragjedia e Butrintit, asnjë gjurmë nga 17 vjecari
SARANDE- Një grup prej 13 polumbarësh kanë vazhduar sot kërkimet nënujore në liqenin e Butrintit për gjetjen e 17 vejcarit Ndricim Myftari. Adoleshenti është shpallur i zhdukur që prej së dielës dhe mendohet se ka qenë në varkën me klandestinë e cila u mbyt në liqenin e Butrintit.
Një bluzë e gjetur nga polumbarët në mëngjesin e sotëm u mendua se ishte e 17 vjecarit nga fshati Bubullimë e Lushnjës, por i ati i adoleshentit të zhdukur vërtetoi të kundërtën.
Po sot Gjykata e Shkallës së parë të Sarandës dha masën e arresti “burg” për dy nga 6 të arrestuarit si përgjegjës të tragjedisë së 19 tetorit. Ahmet Bushi dhe Bashkim Shena, akuzohen për “vrasje të më shumë se dy personave” dhe “trafikim të qënieve njerëzore me qëllim përfitimi”. Në mbrëmjen e 19 tetorit në brigjet e liqenit të Butrinit, 20 kilometër larg Sarandës, një varkë prej druri e cila transportonte klandestinë u mbyt. Për pasojë deri tani numërohen 4 viktima, mes të cilëve dhe një nënë e re 22 vjecare dhe foshnja e saj 3 muajshe.
(s.g/BalkanWeb)