Durrës, krim brenda familjes, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në qytetin e Durrësit ku burri ka vrarë gruan dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mbrëmjes së sotme në lagjen “8 ullishta” në qytetin e Durrësit ku 54-vjeçari Agron Hoxha ka qëlluar me automatik bashkëshorten e tij Bukurie Hoxha 44 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas 54-vjeçari ka tentuar të vetëvritet por është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Durrësit.
Mësohet se 54-vjeçari në momentin që ka kryer krimin ka qënë nën efektin e alkolit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.