E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, OST zëvendëson sot shtyllën e dëmtuar

Operatori i Sistemit të Transmetimit nis sot punën për zëvendësimin e shtyllës së tensionit të lartë të dëmtuar nga shpërthimi me lëndë plasëse natën e 30 dhjetorit në afërsi të Fushë-Krujës.

OST ka njoftuar se për këtë qëllim sot do të bëjë stakim të linjës 220 kilovolt Tiranë-Elbasan dhe për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në mjaft qytete të vendit.

Kufizime energjie do të ketë në qytetet e vendit si: Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Sarandë, Përmet dhe Këlcyrë.

Mbrëmjen e 30 dhjetorit, pranë fshatit Bilaj, u dëmtua me lëndë eksplozive shtylla e tensionit te larte duke lënë pa energji banorët e zonës qe furnozoheshin nga kjo linje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›