E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehuni në dialog

Kosova dhe Serbia duket se do të kthehen sërish në dialog, për të diskutuar tri çështjet e mbetura në tryezë. Robert Cooper po bën përpjekje të mëdha në këtë drejtim. Zyrtarë të BE’së thonë se ende nuk ka një datë të raundit të ardhshëm, por insistojnë se kjo do të ndodhë sa më parë që është e mundur.

Bashkimi Europian nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta rikthyer Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut.

Lehtësuesi Robert Cooper, i cili në fillim të javës qëndroi në Prishtinë, pas vizitës që ia kishte bërë Beogradit, po vazhdon të diskutojë me palët rreth vazhdimit të dialogut, i cili është ndërprerë për shkak të mospajtimeve rreth agjendës.

Serbia ka insistuar që pikat doganore të jenë pjesë e diskutimeve, derisa pala kosovare dhe BE nuk janë pajtuar për një gjë të tillë.

Cooper, edhe pse nuk ka arritur t’i bindë delegacionet që të shkojnë në kryeqytetin europian më 14 tetor për të vazhduar raundin e shtatë të bisedimeve, sipas zyrtarëve të BE’së, ai ka parë vullnetin e tyre për të vazhduar procesin.

Kështu së paku thotë Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Ne jemi duke punuar për këtë. Ju e dini se lehtësuesi jonë ka qenë në rajon ditëve të fundit. Gjatë bisedimeve në Beograd dhe në Prishtinë të dyja palët kanë dhënë indikacione që të riangazhohen dhe ne jemi duke punuar rreth asaj që të caktojmë një takim tjetër sa më parë që është e mundur”, ka thënë Kocijancic të enjten për Express.

Sipas Kocijancic, ende nuk ka një datë se kur mund të fillojë raundi i ardhshëm.

Ajo thotë se BE është duke punuar që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë që është e mundur.

“Z. Cooper ishte për konsultime në rajon. Të dyja palët janë të gatshme për t’iu rikthyer dialogut. Tani jemi duke punuar që të kemi raundin e ardhshëm sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë ajo.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›