E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin

DURRËS-Një aksident me pasojë vdekjen e një 50 vjecari ka ndodhur pasditen e sotme poshtë mbikalimit të Shkozetit , në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima ka qënë duke kaluar trafikndarësen e autostradës në momentin që është përplasur nga makina. Ndërkohë policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes nuk ka mundur të identifikojë viktimën. Policia nuk ka të qartë as mekanizim e aksidentit, pasi makina që aksidentoi 50 vjecarin, është larguar nga vendi i ngjarjes. Për pasojë deri në këto momente, policia ka bllokuar dy automjete, që dyshohen të kenë kryer përplasjen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›