E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau bashkë-kombasin në Londër, arrestohet

KRUJË-Para nëntë vjetësh, Afrim Cubi kishte vrarë në Londër bashkë-kombasin e tij Frederik Ndreka dhe më pas ishte arratisur. Policia londineze e kishte shpallur në kërkim por pa arritur ta arrestonte. U desh transferimi i dosjes së tij në Shqipëri, që edhe policia e Krujës të vihej në lëvizje, pasi Cubi kishte ardhur në Shqipëri. Arrestimi i 38 vjecarit Cubi, u bë i mundur sot në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, nga një aksion i policisë dhe prokurorisë së Krujës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›