Tiranë, në pranga 40 vjecari, shpërndante drogë
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 40 vjecar të dyshuar për “shpërndarje të lëndëve narkotike”.
Burime nga policia bëjnë të ditur se specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike realizuan arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit Astrit Gjetani, lindur dhe banues në Tiranë me akuzën e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e 40 vjeçarit, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi prej 296.6 gram bimë narkotike e cila dyshohet të jetë kanabis sativa.
(e.n/BalkanWeb)