E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, banorët nuk pranojnë kompensimet

DIBËR- Nuk ka shkuar më shumë se 100 mijë lekë të reja dëmshpërblimi për disa nga familjet në Dibër, të prekura nga tërmeti i datës 6 shtator. Banorët nuk janë dakord me vlerësimiin që u është bërë
dëmtimeve në banesat e tyre. Banorët u njoftuan për shumat e dëmshpërblimit në Prefekturën e qarkut të Dibrës, ndërsa kanë kundërshtuar vlerësimin ë bërë nga komisioni i vlerësimit, që sipas tyre nuk shërben as për të riparuar një dhomë.
Që nga mesnata e datës 6 shtator banorët e Gjoricës, Ostrenit, Zercanit dhe Shupenzës po i kalojnë ditët dhe netët jashtë banesave të tyre, shumica e të cilave janë kthyer në të pabanueshme pas tërmetit.
Banorët kërkojnë të ribëhet vlerësimi i banesave të tyre nga komisioni, ndërsa dimri që po afrohet e bën edhe më të papërballueshme jetesën e tyre jashtë banesave. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›