OSSH: Faturat e prapambetura paguhen me këste
TIRANE- OSSH ka nisur një projekt që synon rritjen e nivelit të arkëtimeve duke mbledhur detyrimet e prapambetura të debitorëve.
Zona e Bathorës, si një ndër zonat ku niveli i arkëtimeve është më i ulët, është përzgjedhur për këtë projekt i cili u jep mundësi këtyre banorëve që bashkë me faturën e përmuajshme të energjisë elektrike, të paguajnë me këste edhe faturat e prapambetura.
Për realizimin e këtij projekti, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë po bashkëpunon dhe me pushtetin lokal, i cili ka bërë të mundur identifikimin e konsumatorëve në vështirësi ekonomike.
OSSH konfirmon se pagesa me këste e faturave të prapambetura është mundësia e vetme për konsumatorët debitorë për të patur një mardhënie normale me kompaninë në mënyrë që të mos shkohet drejt masave drastike sic janë ndërprerja e energjisë elektrike apo ndjekja e rrugëve gjyqësore.
(e.n/BalkanWeb)