Durres mberrijne marinsat amerikane
Mbërritja në Durrës e këtij kontigjenti ushtarësh amerikan sipas ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ka të bëjë me një vizitë rutinë portaule katër ditore.
Imami sqaron se këto janë vizita njohje dhe treguese të një lidhje të fortë të aleancës dhe të gjithë vendeve që aderojnë në të.
Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat amerikane shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Vitet e fundit, veçanërisht pas antarësimit të vendit tonë në NATO, vizitat dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake me partnerë të ndryshëm të aleancës janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.
Anija e mbërritur ka një gjatësi prej prej 186 metra, lartësi prej 28 metra dhe zhytje prej pesë metra. Në hangarin e saj ajo mund të mbajë deri në katër anije amfibe zbarkimi, secila me kapacitet transportues deri në 75 ton.