E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbërritën sot 7 mijë emigrantë

Durrës-Rritet ndjeshëm numëri i emigrantëve që po vijnë për të kaluar në Shqipëri festat e Krishtlindjeve si dhe të Vitit të Ri. Sipas njoftimeve të marra në port kanë hyrë gjatë dites së shtunë dhe janë përpunuar 5 tragete të ndryshme dhe pritete që deri në oret e mbremjes të vijnë edhe 3 tragete të tjera.

Numri total i udhëtarëve që kanë zbritur ne Durrës me tetë tragete i ka kaluar 7 000 vetë, ndërsa  numri i automjeteve ka qenë rreth 2 000 . Tragetet që kanë ardhur në mëngjes kanë qenë "Flaminia", "Apollon", "Venezia", "Rigel" dhe "Riviera Adriatica".

Të gjithë tragetet janë nisur mbrëmjen e së premtes nga porti i Barit dhe kanë ardhur në portin e Durrësit nga ora 08.15 deri në orën 10.30. Në lidhje me tragetet që pritet të vijnë sot pasdite, ata janë "Aurelia", "Jonis" dhe "Penelopa".

Edhe tre tragetet e tjerë janë nisur nga porti i Barit, pasi numri më i madh i emigrantëve shqiptarë që kthehen për festat e fundvitit ka zgjedhur pikërisht këtë port për të lundruar drejt Shqipërisë.

Agjencia më e madhe lundruese, Adriatica, ka vënë në dispozicion dje dhe sot dy tragete të saj, Aurelia dhe Flamina, ku njëri vjen në mëngejs dhe tjetri në mbrëmje. katër nga tragetet e ëmsipërm, janë të rinj dhe kryejnë linjat e udhëtimit me portin e Durërsit vetëm në rastet e fluksit të udhëtarëve, në muajin dhjetor me rastin e  festave të fundvitit dhe në gusht, kur emigrantëtë kthehen për pushimet e verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›