Kakavija në normalitet, shërbehet me 6 sportele
Gjirokastër-Mijëra qytetarë shqiptarë që punojnë në Greqi po kthehen edhe nga pika kufitare e Kakavijës ne vendin e tyre. Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se vetëm sot kanë hyrë në vendin tonë 4500 vetë dhe 120 automjete. Deri tani situata paraqitet e qetë, pra pa mbingarkesë në sportele dhe rradhë emigrantësh.
Sipas policisë kufitare u morën masa që të shtohet numri i sporteve dhe aktualisht shërbehet në 6 të tillë çka bërë që të mos krijohen rradhë. Ndërsa nga pala greke po punojnë 3 sportele. Kjo pikë kufitare është ndër më të prekuenturat sidomos në prag festash kur emigrantët udhëtojnë me automjetet e tyre në drejtim të Shqiperise.