Kuvendi hap dyert për ekspozitën me piktura të Diana Ziut
TIRANË- Një artiste me forcë krijuese dhe pasion të madh për jetën, Diana Ziu ishte sot në prezantimin e fundjavës së artit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ekspozita e saj "Ndiqe ëndrrën" nën tingujt e kompozimeve të Diana Ziut, përcolli tek të pranishmit në një harmoni interesante ngjyrash të ndezura dhe penelatash të forta dëshirën për jetën dhe gjithçka që e rrethon.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ekspozita me piktura e Diana Ziut ka një domethënie unike, është homazh i guximit të një gruaje për jetën, për familjen, për fëmijët, për botën.
"Diana nuk vjen thjesht si kompozitore. Shpirti i saj artistik sot vjen përmes shpërthimit të ngjyrave të ndezura të një jetë të rigjetur. Piktura e Dianës me ngjyrat e saj të forta flet për guximin e fortë të një gruaje që përveçse është një artiste e dashur, është një grua që ka fituar një betejë shumë të vështirë, me një sëmundje të rëndë", tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit, si lidere e mbrojtjes së të drejtave të grave shqiptare dhe shëndetit të nënës, tha se admiron çdo grua që guxon.
Artistja Diana Ziu falënderoi inkurajimin që kryetarja Topalli i jep artistëve dhe vlerësoi veçanërisht mbështetjen e saj ndaj të gjitha grave në betejën e ashpër kundër kancerit.
(d.b/BalkanWeb)