“Salla e Banjёs” së shpejti në Teatrin Kombёtar
“Salla e Banjёs” ёshtё premiera mё e re qё do tё ngjitet nё skenёn e Teatrit Kombёtar. Kjo komedi e Astrid Veillos, vjen me regji tё Inis Gjonit dhe interpetimin e Hajrie Rondos, Marsela Lenёs, Klea Konomit etj.
Ngjarjet e komedisё zhvillohen nё shekullin e 21 ku nё qёndёr tё saj janё 5 gra tё cilat bisedojnё pёr hallet dhe problemet qё kanё sot femrat nё raport me meshkujt. Regjizorja Inis Gjoni u shpreh se kjo komedi do tё jepet premire nё ditёn ndёrkombёtare tё gruas pasi i dedikohet grave.
E ndёrsa aktorja Hajrie Rondo u shpreh se kjo shfaqje ёshtё njё pikё referimi pёr gratё.
“Salla e Banjёs” vjen me skenografi tё Beqo Nanaj dhe kostumografi tё Julinda Harallambit. Shfaqja do tё jepet nё datat 8,9,10,11, 12, dhe 13 mars nё orёn 19.00 nё Teatrin Kombёtar nё sallёn e vogёl.