E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 Majit regjistrohen 12 parti të reja, mungon PS

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku janë regjistruar 12 subjekte të reja politike, që do garojnë për votimet e 8 majit. Midis partive të regjistruara ditën e sotme spikasin Demokristianët e Nard Ndokës, që janë në koalicionin e opozitës së bashkuar.

Ndërkohë nga mazhoranca u regjistrua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Edhe në këtë mbledhje opozita nuk paraqiti dokumentacioni për tu regjistruar, duke e shtyrë gjithcka për ditën e martë që është afati i fundit. Deri më tani gjithsej janë regjistruar 33 parti politike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›