INSTAT, rritet sërisht cmimi i karburantit me 5 lekë
TIRANË- Rriten sërish cmimet e karburanteve. Në disa prej pikat e shitjes me pakicë të karburanteve në kryeqytet, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar sërish, duke shënuar nivele rekord.
Kështu, nafta është tregtuar me 170 lekë për litër, ndërsa benzina ka prekur kuotën 172 lekë për litër. Importuesit e karburanteve ia faturojnë rritjen e vazhdueshme të cmimeve ecurisë së tregjeve financiare ndërkombëtare. Në bursën e Londrës, ari i zi u shkëmbye me 116.5 dollarë pë fuci.
Rritja e cmimit të karburanteve vijon tashmë prej disa muajsh. Pasojat po i vuajnë drejtuesit e automjeteve, një pjesë e mirë e buxhetit mujor të së cilëve shkon për karburant. Rirtja e cmimit të naftës dhe benzinës ka ndikuar edhe në shtrenjtimin e kostos së jetesës në vebnd, pasi bëhet fjalë për një ndër mallrat kryesorë të konsumit të përditshëm. Instituti i Statistikave konstatoi se në shkurt cmimi i naftës u rrit me 1.5% dhe ai i benzinës 1.3%.
(e.m/news24/BalkanWeb)