Durres mungon kalata per floten e peshkimit
Flota e peshkimit ne Durres nuk ka ende një kalatë të veten per akostimin e anijeve. Gjendje e amortizuar e kalates aktuale ka detyruar dhjetera anije që të vendosen në kalatën lindore të portit dhe kalata të tjera. Levizja e herëpasherëshme e anijeve të peshkimit ka shkaktuar shpesh probleme tek pronaret e tyre, të cilët janë të detyruar të punojnë në këto kushte.
Gjendja e rënduar e kalatës së peshkimit ka shkaktuar disa herë incidente të ndryshme, pasi shumë motopeshkatore të vogla janë mbytur gjatë ankorimit të trageteve.
“Gjendja është skandaloze. Jemi të detyruar të shpërndahemi nëpër kalatat e portit. Është ajo që kemi kërkuar përherë, sa më shpejt ndërtimi I portit të peshkimit” thotë Qemal Beu nga Drejtoria e Organizmit dhe Menaxhimit të Peshkimit në Durres
Flota e peshkimit në Durrës numëron më shumë se 90 anije në gjendje pune dhe të gjithë janë në pritje të fillimit të punës për ndërtimin e portit te ri.
Investimi që do të realizohet me kredi nga banka islamike mund të fillojë shumë shpejt,pasi gjykata ka rrëzuar në dy shkallë të saj padinë e bashkisë së Durrësit për të mos lejuar ndërtimin e portit të ri të peshkimit pas murit rrethues të portit.
Aleks Kalemasi