E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore ulen remitancat. Bie cmimi i banesave

 Mungesa e të ardhurave nga emigrantët ka ndikuar edhe në sektorin e ndërtimit në qytetin e Vlorës. Çmimi i banesave është ulur deri në 400 euro për metër katror që është edhe minimumi i shitjes pasi poshtë këtij cmimi shitjet do të ishin me humbje. Numri më i madh i personave që blejnë banesa të reja është nga emigrantët, por kriza ekonomike ne Greqi dhe Itali ka reduktuar ndjeshëm të ardhurat e tyre.
“Ka një tendencë rënieje në tregun e banesave në qytetin e Vlorës. Kjo tendencë vjen si pasojë e mungesës së likuiditeteve në tregun e ndërtimit sepse ne kemi pasur bazën tonë kryesore refugjatat tanë që kanë qenë dhe jetojnë sot në Itali dhe Greqi. Kriza ekonomike që ka kapur këto dy shtete ka ndikuar dhe tek ne për blerjen e banesave” thotë Arben Breshani, kryetar i Shoqataës së Ndërtuesve në Vlorë.   

E njëjta situate paraqitet edhe tek konfindustria që punon me material dhe për tregune  huaj.

“Edhe Konfindustria në këtë periudhë ka pasur një krizë të këtij sektori apo një stopim të përkohshëm. Shkaku kryesor them se është gjendja ekonomike e dy vendeve fqinje” thotë Breshani.  

Mungesa e kërkesës ka reduktuar edhe të ardhurat e ndërtuesve dhe fasonëve fenomen që në rast se zgjat rrezikon të ndikojnë edhe në reduktimin e këtyre aktivitetetve.

Festim Llanaj 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›