Durrës, në 9 muaj prangosen 368 shtetas të dyshuar
13/10/2009 Më shumë krime, rritet forca zbuluese e policisë durrsake
U kurorëzuan me sukses aksionet kundër trafiqeve dhe vjedhjeve
DURRES- Policia e shtetit ka organizuar që nga fillimin e këtij viti një sërë operacionesh për të goditur rrjetet kriminale dhe organizatat mafioze të lidhur me struktura të inkriminuara ndërkombëtare. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Durrësit, drejtues Ilia Nasi, ka bërë të ditur zyrtarisht se në këtë periudhë disamujore janë organizuar 12 operacione të koduara sipas një kodi që lidhet me procesin apo vendin e ushtrimit të aktivitetit kriminal. Gjatë këtij muaji policia ka regjistruar dhe përgatitur për Prokurorinë 1017 dosje duke vënë në pranga 368 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. “Ne jemi orientuar drejt luftës kundër krimit të organizuar dhe akteve terroriste për të garantuar rend dhe qetësi publike”,-ka bërë të ditur Drejtues Nasi. Në këtë kuadër nisur edhe nga bashkërendimi e partneriteti në këtë luftë me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të kualifikuara investiguese të huaja janë goditur dhjetëra raste të jashtëligjshme. Sipas kreu të policisë së Durrësit, operacionet e organizuara kanë mundur të vënë para drejtësisë persona e organizata që janë marrë me trafik të lëndëve narkotike, trafik të mjeteve motorike, favorizim ushtrimi prostitucioni dhe trafik femrash, evazioni fiskal apo rastet e ekonomisë informale. Për 1017 vepra penale janë akuzuar 1073 shtetas dhe vetëm 629 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë. Nisur nga dyshimet dhe akuzuat e ngritura si dhe sigurimi i një sërë provash materiale në vendngjarje apo në vendet e ushtrimit të kontrollit policia ka afruar për drejtësinë prova të forta duke i shtyrë togat e zeza të vendosin si masë sigurie atë të “arrestit në burg”. Efektivat e policisë kanë mundur të organizojnë dhe të ruajnë kodin e organizimit të aksioneve pa u dekonspiruar. Kjo ka bërë të mundur arrestimin jo vetëm të personave të implikuar, por edhe të kapove të rrjeteve dhe organizatave të paligjshme. Kështu është bërë e mundur të përfundojnë me sukses operacionet e koduara “Pastiçeri”, “Servisi”, “Furnizuesi”, “Prita”, “Burgu i vjetër”, “Credit Car”, “Korçari”, “Batica”, “”Çanta”, “Navigatori”, “Vila” dhe “Bregdeti”. Gjatë operacioneve të para kanë pasur si objektiv prangosjen e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike duke përqendruar shumë efektiva në zonat kodrinore e malore të qarkut të njohura për parcela anonime për kultivimin e bimës së ndaluar. Operacioni “Navigatori” është orientuar drejt zbulimit dhe identifikimit të strehimit të hajdutëve të kasetofonave me anë të thyerjes së mjeteve. Operacioni “Vila” ka goditur grabitësit e vilave në bregdet kurse “Bregdeti” është orientuar në ndëshkimin ligjor të personave me precedent penal, të cilët kanë hyrë në lokale e hotele duke vjedhur kryesisht para, bizhuteri dhe sende të tjera të kushtueshme. Edhe pse sivjet janë shënuar 30 vepra penale më shumë sesa viti i shkuar, policia ka bërë të ditur se forca zbuluese ka kapur shifrën 81 për qind.