Pogradec, 50 studentë nisin degën e turizmit
13/10/2009 Filial i Universitetit të Korçës
POGRADEC- 50 studentë kryesisht nga rrethi i Pogradecit, por edhe nga rrethe të tjera janë ulur për herë të parë në filialin e universitetit “Fan. S. Noli” të Korçës, i cili u hap në qytetin turistik të Pogradecit. Programi i studimit që do të zhvillohet në këtë filial do të jetë ai i turizmit. Nxjerrja e specialistëve për nevojat e kësaj fushe ka qenë një dëshirë e vjetër e pogradecarëve, por që tashmë është kthyer në një realitet të prekshëm. Aktualisht ekziston dëshira dhe përkushtimi që filiali në fjalë të zgjerohet edhe me programe të tjera studimi. Kësaj dëshire të stafit akademik të universitetit “Fan Noli” të Korçës i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Pogradec dhe Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, çka do të thotë se gjatë vitit në vazhdim do të ketë investime të tjera për sa i përket infrastrukturës së akomodimit të studentëve. Gjithsesi, detaje të tjera mbi këtë filial solli rektori i Universitetit të Korçës, prof.dr. Gjergji Mero, i cili gjatë fjalës së tij të përurimit, shpjegoj dhe arsyet e hapjes së këtij filiali. Në lidhje me programin studimor për nevojat e turizmit, Rektori i universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, Gjergji Mero tha: “Ky program studimi që sivjet çelet për herë të parë në Pogradec do të ketë 50 studentë, aq sa edhe ne kishim kërkuar dhe janë kryesisht studentë nga Pogradeci, por edhe nga rrethe të tjera, të cilët kanë preferuar të ndjekin studimet në këtë filial. Stafi akademik do të përmbushë më së mirë të gjitha detyrat që i takojnë procesit mësimor. E hapëm këtë program, sepse ekzistonte mundësia që të mbulohej nga ana jonë (nga Universiteti i Korçës), por edhe për faktin që qyteti i Pogradecit është një qytet turistik. Dëshira për të pasur specialistë në këtë fushë ka qenë e hershme. Tashmë do të jetë një realitet. Në të vërtetë ka qenë dëshira dhe ëndrra e shumë viteve më parë e të gjithë pogradecarëve. Aktualisht universiteti ynë “Fan Noli” ofron 19 programe studimi. Vetëm vitin e kaluar u çelën dy programe të reja si, Matematikë–Fizikë dhe Matematikë-Informatikë, ndërsa këtë vit u hapën edhe dy programe të reja për Teknologjinë e prodhimit bimor, në Fakultetin e Bujqësisë dhe programi studimor, Gjuhë shqipe dhe frënge në Fakultetin e Mësuesisë. Aktualisht po punohet dhe do t’ia arrijmë që universiteti ynë të akreditohet, për rrjedhojë vitin e ardhshëm numri i studentëve do të jetë edhe më i lartë.