E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 19-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Shkodër-Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa autori i ngjarjes nuk është ndaluar nga policia. Erges Lici, 19 vjeç, nga fshati Golem i komunës Rrethina në Shkodër, ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën kryesore të fshatit të tij dhe po shkonte te vendi i punës, pasi punonte si biçiklist. Në afërsi të një pike karburanti ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë duke marrë plagë në këmbë. Autori është larguar me shpejtësi, ndërsa persona të tjerë që në atë moment kanë qenë duke lëvizur në rrugë, i kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit, duke e transportuar në spitalin e Shkodrës. Polica ka marrë dëshmitë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, i cili akoma nuk është ndaluar, ndërsa mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë një grindje e çastit mes autorit dhe të dëmtuarit. D.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›