E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, nisin kontrollet në zonat turistike

Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Durrës ka nisur në muajin shtator kontrollet për verifikimin e titujve të pronësisë në zonat turistike të qarkut. Sipas drejtueses së këtij komisioni, Lejla Iljazi, është në përfundim kontrolli në Komunën e Ishmit, që ka nën administrim një prej pjesëve më të bukura të bregdetit Adriatik, gjirin e Lalëzit. Përveç një rasti të përvetësimit të padrejtë të 26 mijë metrave katrorë tokë, që është gati për t‘u depozituar në gjykatë pas marrjes së vendimit për shfuqizim të tapive të dhëna në kundërshtim me ligjin, janë dhe 4-5 raste të tjera abuzive. "Për to pritet të mbyllet korrespondenca me institucione të tjera. Në të gjitha këto raste përfituesit janë individë që nuk janë subjekt i ligjit, pra nuk janë banorë të fshatit ose kanë përfituar në zonë pyjore dhe turistike", thotë Iljazi. Këtë javë kontrolli është zhvendosur në ish-Ndërmarrjen Bujqësore, Hamallaj, ku në bazë të ankesave ka mbivendosje mes pronarësh, ndërkohë që përfituesit janë subjekte të ligjit, por kanë marrë toka në zonë turistike. Muaji pasardhës do e zhvendosë punën e Komisionit në Verifikimin e nkesave të Spitallës ku përfitues nga ligji 7501 janë jo ish-punëtorë të NB-së dhe as banorë të kësaj lagjeje periferike të Durrësit. Verifikimet për këtë zonë duken të vështira, pasi mungon informacioni që është dorëzuar në arshivën e Drejtorisë së Ndërmarrjeve të Braktisura.

V.Qyrfyçi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›