Durrës, operacioni vila shkatërron grupin e grabitjes së banesave
Prangosen 2 persona, 1 në kërkim nga policia
Policia e qarkut Durrës në bashkëpunim edhe me atë të Dibrës kanë mundur të prangosin një grup grabitësish që vidhnin me thyerje dyqane e banesa në qytet dhe disa fshatra të Rrethit të Durrësit. Kapja e grabitësve është kryer në kuadër të operacionit të koduar Vila, ku efektivë të Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Seksionin për Krimet kundër Pronës bënë të mundur ndalimin e dy shtetasve të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve në rrethin e Durrësit dhe Tiranës. Sokol Duka, 36 vjeç, me banim në fshatin Shtushaj të Dibrës si dhe Flamur Hoxha, 39 vjeç, me origjinë nga Dibra si dhe me banim në fshatin Sukth të Durrësit janë ndaluar, pasi dyshohet që të jenë autorët e disa vjedhjeve të ndodhura kohët e fundit në zona të ndryshme të qytetit bregdetar si në Plazh, Xhafzotaj, Sukth, Perlat, etj. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Durrësit dyshohet se Duka dhe Hoxha janë autorët e grabitjes së ndodhur më 28 janar të këtij viti, në fshatin Perlat Durrës, ku në banesën e shtetasit Mustafa kanë grabitur katër televizorë plazëm, tre kompjutera, një laptop, dy tapete, një ekspres kafeje dhe dy abazhure. Ndërsa vjedhja tjetër është shënuar në 5 shkurt të po këtij viti, në fshatin Fermë Xhafzotaj, ku dy shtetasit akuzohen të kenë vjedhur me thyerje dyqanin me pjesë këmbimi për autovetura në pronësi të shtetasit Osman V. Po në të njëjtën ditë, policia dyshon se këta dy persona kanë kryer vjedhjen e një supermarketi ushqimor në lagjen numër 13 Plazh Durrës në pronësi të shtetasit Roland K, duke i marrë një televizor Plazëm 22 polësh, si dhe një sasi të konsiderueshme mallra ushqimore. Ndërsa vjedhja e fundit është kryer vetëm para katër ditësh, po në lagjen numër 13 Plazh, ku personat në fjalë akuzohen të kenë vjedhur pajisjet e një lavazhi pronë e shtetasit Fahri. P. Sipas burimeve policore Duka dhe Hixha pasi kryenin vjedhjet mallrat e grabitura i fshihnin në banesat e tyre. Kështu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sokol Duka, në fshatin Shtushaj Dibër, efektivat e policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale të gjitha sendet e vjedhura në dyqanet e shtetasve Osman V e Fahri P. Ndërsa sendet e vjedhura në banesën e shtetasit Mustafa u gjeten në banesën e shtetasit Flamur Hoxhës në Sukth. Burime zyrtare të policisë së Durrësit pohojnë se krahas dy shtetasve, protagonist i grabitjeve të kryera është edhe një i tretë, i cili është identifikuar nga ana e tyre, ndërsa po punohet për kapjen e tij. Agjentët e policisë kanë bërë dokumentimin me prova ligjore të të gjitha vjedhjeve të kryera nga grupi me tre autorë, ku dy prej tyre janë ndaluar dhe një i tretë është shpallur në kërkim.