Sarandë, vidhet kadastra, autorët të paidentifikuar
Grabitësit kanë vënë dorë në zyrën e kadastrës së Sarandës, dhe vjedhja e bërë me thyerje të derës së jashtme të kadastrës, është konstatuar rreth orës 10:00. Burime zyrtare nga komisariati i Sarandës, pohuan se në vendngjarje ka mbërritur një grupi hetimor, por ka qenë e pamundur të përcaktohet autori.
Nga kontrolli paraprak, ka rezultuar se mungonte kasaforta e zyrës me dokumente të rëndësisë së veçantë. Gjatë hetimeve paraprake është konstatuar mungesa e hartës kadastrale të të gjithë fshatrave të Sarandës, regjistri dhe libri i trojeve e banesave, në disa volume, mjaft prej të cilave datojnë të viteve 1930, 1945, etj. Ndërkohë, kanë nisur procedurat ligjore dhe në shërbim të thellimit të hetimit, kanë mbërritur me helikopter edhe ekspertë nga Policia e Shtetit nga Tirana.