E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remonti, gjysma e Tiranës pa drita

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të stakohen dy linjat 110 kv që dalin nga Nënstacioni i Uzinës së Traktorëve dhe Nënstacioni i Tiranës, si pasojë e vendosjes së fibrave optike nga Ministria e Mbrojtjes.Për këtë arsye, OST, bën të ditur se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 8:30 deri në orën 17:00, në zonat: Rruga e Elbasanit, Rruga “Bardhyl”, “Ali Demi”, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Jashtme dhe zona e Poligrafikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›