Durrës, përplasen makinat, katër të plagosur

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e katër personave, ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në zonen Manz në Durrës.
Përplasja e dy makinave ka qënë fatale, pasi dhe gjendja e tyre shëndetësore është tejet e rëndë, ndërsa janë transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Mesohet se nje prej tyre, eshte ne gjendje me te rende shendetesore.Të plagosur janë Ledion dhe Julian Troksi, Ariel Gashi, Hysni Hafuzi.
Me të marrë sinjalizimin për ngjarjen, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.