E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje dherash në Gramsh, rrezikohen 6 shtëpi

Moti i keq ka shkakruar rrëshqitje dherash në komunën Tunjë të Gramshit ku gjashtë shtëpi në fshatin Katërlis të këtij rrethi rrezikohen nga rrëshqitjet e dheut.
 

Lajmi bëhet i ditur nga shefi i emergjencave civile në qarkun e Elbasanit i cili ka theksuar se janë evakuuar banorët e gjashtë shtëpive pasi nga rrëshqitja e dheut rrezikoheshin seriozisht banesat e tyre.
 

Shtabi i Emergjencave Civile në këtë zonë ka kërkuar nga banorët që të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi ato mund të ketë rrezik për jetën e tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›