E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në një banesë në Vlorë, s`ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Vlorës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në lagjen "29 Nëntori" të qytetit bregdetar ku një sasi lëndë plasëse është vendosur në një apartament por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Sipas policisë lënda plasësë ishte vendosur para derës të apartamentit të duke shkaktuar dëme materiale edhe tek fqinjët përreth.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›