Tritol një banese në qytetin e Bajram Currit

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në mesnatën e mbrëmshme, por kësaj here në qytetin e Bajram Currit. Një banesë është dëmtuar pasi shpërthimit të një lënde plasëse, por fatmirësisht as në këtë rast nuk janë shënuar të lënduar në njerëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në lagjen "Dardania" në qytetin e Bajram Currit në banesën e shtetasit Sadri Kernaja. Nga shpërthimi sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij shpërthimi.