E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset pas një sherri 27-vjecari

DURRËS- Një person është plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pas konfliktit me një shtetas. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar rreth orës 3:00, ku 27-vjecari nga Qerreti i Kavajës, Mihalim Rama është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti banal.

I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim për arrestimin e tij, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›