E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërbëhet banda italo-shqiptare e drogës, 5 në pranga

GENOVA- Policia e Komandës Provinciale “La Spezia” në Genova vuri në zbatim pesë urdhër-arreste dhe kërkime të ndryshme me qëllim shpërbërjen e një klani mafioz italo-shqiptar. Për pasojë përfunduan në pranga 5 persona.

Operacioni i quajtur 'Polaris 2' ka lidhje me një tjetër operacion për kapjen e trafikantëve në vitin 2009, i cili përfundoi suksesshëm me arrestimin e 15 trafikantëve, si dhe me sekuestrimin e afro 2 kileve lëndë narkotike, kryesisht kokainë.

Vendi i lënë bosh në tregun e drogës, është vazhduar nga banda italo-shqiptare të cilët kanë marrë në kontroll trafikun e drogës pas tyre. Grupi është organizuar në rrethinat e Milanos për të shtrirë pushtetin në tregun e lirë tashmë.
(m.a/BalkanWb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›