Merkato, çelsi, 50 mln për Riberi, në Mançester duan Kielinin
Pas disa rezultateve jo të mira radhazi, çelsi është gati të japë 50 milionë euro për kartonin e Frenk Riberi. Mesfushori francez i Bajernit ishte një nga dëshirat e Abramoviç edhe në verë, por ndërhyrja e Realit bëri që marrëveshja të dështonte. Edhe pse Ançeloti ka deklaruar se nuk do të kërkojë të hyjë në merkato në muajin janar, pronari Roman Abramoviç duket i gatshëm të shpenzojë. Në krahun tjetër edhe Bajerni ka deklaruar se në rast se Riberi nuk rinovon kontratën që skadon më 2011, atëherë do të hyjë në bisedime për ta shitur. .... Liverpuli mund të humbasë Fernando Torres dhe Stiven Xherard në merkato. Lajmi bëhet i ditur në të përjavshmen “Neës of the ëorld”, ku shkruhet se klubi i kuq ka një bilanc tepër negativ pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe mund të shesë dy yjet e tij. Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga çelsi, ndërsa Xherard prej kohësh ndiqet nga Reali i Madridit dhe nga Interi. Dy futbollistët kanë kërkuar gjithashtu nga drejtuesit e klubit siguri se skuadra do të përforcohet në merkato, në mënyrë që të qëndrojnë. .... Xhorxhio Kielini mund të largohet nga Juventusi ndoshta që në merkaton e janarit. Lajmi bëhet i ditur në “Neës of the ëorld”, sipas së cilës, mbrojtësi bardhezi kërkohet nga Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. Duke parë emergjencën në mbrojtje, Ferguson ka hedhur sytë nga tregu italian dhe Kielini duket një përforcim ideal. Zërat janë përforcuar më shumë edhe nga deklarata e agjentit të tij Davide Lipi. “Të shohim se çfarë do të ndodhë në janar, por vështirë që Kielini të largohet”, tha ai. I interesuar për të është edhe trajneri i ri i Mançester Sitit, Roberto Mançini. ..... Hoze Murinjo ka snobuar paratë e dhëna nga sheikët e Mançester Sitit sepse dëshiron të jetë pasuesi i Aleks Ferguson në stolin e Junajtid. është kjo ajo që shkruan të dielën gazeta Mail on Sunday, që shpjegon se portugezi ka ndërmend të përfundojë kontratën që ka me Interin deri në vitin 2012, në pritje që Ferguson të vendosë të tërhiqet. Murinjo ishte një nga kandidatët kryesorë për të drejtuar Mançester Sitin, por në fund ky klub vendosi të marrë Roberto Mançinin. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)