E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohen ndryshimet në qeverinë e Kosovës

PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka paralajmëruar riformatimin e shpejtë në kabinetin e ministrave. Numri dy i qeverisë ka bërë të ditur për mediat kosovare se ndërrimi i ministrave është në duart e kryeministrit, i cili do të marrë vendimin në kohën e duhur së bashku me partnerët e koalicionit. “Gjithçka i takon kryeministrit. Pas përfundimit të etheve zgjedhore, do të ishte koha më e mirë për t’i hyrë këtij procesi së bashku me partnerët e koalicionit”, është shprehur Kuçi, duke shpjeguar se, ndërrimi i mundshëm i ministrave “përtacë” nuk do të jetë i njëjtë nga të dyja partitë, por do të bëhet varësisht nga performanca e ministrave. Fillimin e diskutimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit për riformatimin e qeverisë pas përfundimit të procesit zgjedhor e ka përmendur edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se janë të nevojshme çdo herë ndryshimet në qeveri, por nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për ministra apo profile të tjera. (e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›