Rreshjet, situatë emergjente në veri të vendit
SHKODER- Situatë emergjente në veri të vendit si pasojë e rreshjeve të shumta të dëborës dhe shiut. Problematik paraqitet qarku i Shkodrës dhe disa komuna të Lezhës. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për evakuimin në rast nevoje ndërkohë që forcat e armatosura janë vendosur në gadishmëri të plotë. Sipas Prefektit të Shkodrës, Maxhid Cungu zonat më të prekura janë, zona e nën Shkodrës, dhe komunat Dajc, Velipojë. aktualisht nuk ka përmbytje dhe nuk është kërkuar ndërhyrja e forcave të ushtrisë. (e.n/BalkanWeb)