Tepelenë, këputet linja e tensionit, 8 fshatra pa energji elektrike
TEPELENë- 1500 banorë të 8 fshatrave në komunën e Lopësit në Tepelenë janë prej 8 ditësh pa drita si shkak i këputjes së telave të tensionit të mesëm dhe rënies së tyre në lumin Vjosë. Banorët rrezikojnë të kalojë pa drita jo vetëm natën festive të ndërrimit të viteve por edhe mjaft ditë të tjera në vijim, pasi për të ndërhyrë duhen mjete lundruese që të bëjnë kalimin e telave nga njëra anë e lumit në tjetrën. Kreu i komunës thotë se vetëm sot është paraqitur një ekip nga OSSH për të parë situatën ndërsa duket se ndërhyrja është e pamundur momentalisht , deri në rënien e ujrave të lumit Vjosë. Banorët dhe kreu i komunës shfaqen skeptikë për riparimin para vitit 2010 të difektit ndërsa 8 fshatrat do të vazhdojnë të qëndrojnë në errësirë. (e.n/News24/BalkanWeb)