E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcahen ish-të përndjekurit, një pjesë më 30 prill në protestë

TIRANE- Përcahen të përndjekurit politikë për protestën e 30 prillit. Një fraksion i të përndjekurve politikë janë shprehur pro protestës duke dalë hapur kundër institucionit të të përndjekurve politikë.

Të përndjekurit shprehen se instituti ku ata kanë aderuar nuk përfaqëson interesat e tyre dhe se qeveria është tallur me premtime boshe sikundër ishte dhe premtimi i kryeministrit Berisha për dhënien e parave ish të burgosurve politikë.

Këta ish të burgosur i kanë dhënë 30 ditë afat qeverisë, në të kundërt do ti rikthehen grevës së tyre të urisë në 29 maj, sikundër bënë për ditë me radhë gjatë muajve të kaluar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›