E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, policia vë në pranga dy persona

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ishte dënuar nga gjykata me tre vjet heqje lirie për tentativë vrasjeje. Uniformat blu kanë arritur të vënë në pranga Kreshnik Lazen, pas një kontrolli të kryer. Gjithashtu, ditën e djeshme u arrestua Çesk Gjika, 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bizë të Ishmit. Ai u arrestua në vijim të operacionit të koduar "Peshkatari", pasi gjatë një kontrolli në automjetin me targë DR 0661 C, me të cilin ai lëvizte në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar, u gjet dhe u bllokua një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Bizë, 40 km në veri të qytetit bregdetar, u zbulua se 48-vjeçari kultivonte bimë narkotike në oborr. Gjithashtu në banesë u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 30 kapsolla detonatore dhe 1.553 gramë bimë narkotike kanabis sativa.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›