Lojërat e fatit, ndjekje penale për 60 subjekte
Operacioni
Prej disa ditësh, nga ana e Drejtorisë Kundër krimit Ekonomiko-Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është organizuar në shkallë vendi një operacion policor i koduar “Gambling” ose në shqip “Kumari”. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, operacioni kishte si qëllim ndërprerjen e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, identifikimin dhe procedimin penalisht të personave që kryejnë këtë aktivitet si dhe bllokimin e ambienteve dhe sekuestrimin e pajisjeve dhe makinerive të lojërave të fatit. Gjatë kryerjes së operacionit u kontrolluan 210 subjekte, të cilat zhvillonin aktivitetin e lojërave të fatit, nga ku 60 prej tyre rezultuan të palicencuara nga organet përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti. Këto subjekte janë proceduar penalisht në organin e prokurorisë për kryerjen e kundërvajtjes penale të “organizimit të lotarive të palejuara” dhe “vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara” në bazë të neneve 197 dhe 198 të Kodit Penal. Vetëm për kryeqytetin, sipas burimeve, agjentët e krimit ekonomiko-financiar kanë dërguar për procedim penal në prokurorinë e rrethit 11 pronarë të lojërave të fatit, të cilët akuzohen për kundërvajtjen e organizimit të lotarive të palejuara dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara. Gjithashtu, subjekteve të palicencuara iu bllokuan ambientet ku ato ushtronin aktivitetin e paligjshëm si dhe iu sekuestruan në total 350 makineri kompjuterike për zhvillimin e lojërave të fatit. Operacioni do të vazhdojë dhe në ditët në vijim në qytete të tjera të vendit.