Kontrabanda, arrestohen 3 persona, konfiskohen kolitë me rroba

Policia: Malli i bllokuar te Medreseja hyri kontrabandë nga Greqia
Hetimi, kolitë me rroba firmato hynë nga Kapshtica
Policia e kryeqytetit ka zhvilluar dje një operacion të gjerë në tregun te Medreseja, vend nga ku ka marrë edhe emrin e koduar operacioni, nga ku janë vënë në pranga tre tregtarë privatë dhe sekuestruar disa koli me veshmbathje të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë nga Greqia. Gjatë një komunikimi zyrtar, policia e Tiranës bëri të ditur se strukturat e hetimit të krimit të sektorit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në policinë e Tiranës, përgjatë ditës së djeshme kanë arritur të finalizojnë operacionin të konsideruar mjaft të suksesshëm, i koduar “Tregu i Medresesë”, duke sekuestruar mall kontrabandë, kryesisht konfeksione si dhe duke vendosur nën pranga 3 persona. Sipas policisë, është marrë masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë ndaj shtetasve Oligert Jakupi, 30 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, me punë në sektorin privat; Adriatik Kollona, 37 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me punë në sektorin privat dhe Ilir Rrapaj, 37 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, me punë në sektorin privat. Aksioni është ndërmarrë falë një pune të mirëfilltë operacionale. Gjatë hetimeve rezultoi se malli kontrabandë kryesisht konfeksione si (bluza, pantallona, pallto etj.) dyshohet të ketë hyrë kontrabandë nga tre personat e mësipërm përmes pikës së kontroll-kalimit kufitar Kapshticë. Përgjatë momentit të kalimit kufitar, ata u kapën në flagrancë duke transportuar mallin kontrabandë me një kamion me targë VL 6434 C, me drejtim lëvizje Kapshticë - Tiranë. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamion, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Bluza të llojeve të ndryshme 900 copë, pellushë të llojeve të ndryshme 450 copë, pantallona firmato 800 copë, kostume sportive 200 palë, pallto stofi 300 copë, xhupa dimërorë të llojeve të ndryshme 700 copë, kostume për meshkuj dhe femra të llojeve të ndryshme 300 copë. Nga seksioni Kundër Krimit Ekonomik-Financiar u kryen menjëherë veprimet e para procedurale dhe materialet e përpiluara i kaluan për kompetencë prokurorisë së Tiranës, nën akuzën për konsumim të veprave penale të “kontrabandës me mallra të tjera”, “tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, si dhe “ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, të gjitha në bashkëpunim. Policia tha se po heton për zbardhjen e të gjithë aktivitetit të ndaluar.
U arrestuan
Oligert Jakupi, 30 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, me punë në sektorin privat;
Adriatik Kollona, 37 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me punë në sektorin privat
Ilir Rrapaj, 37 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, me punë në sektorin privat
U sekuestruan
Bluza të llojeve të ndryshme 900 copë
Pellushë të llojeve të ndryshme 450 copë
Pantallona firmato 800 copë
Kostume sportive 200 palë
Pallto stofi 300 copë
Xhupa dimërorë të llojeve të ndryshme 700 copë
Kostume për meshkuj dhe femra të llojeve të ndryshme 300 copë
Akuzat
“Kontrabandë me mallra të tjera”
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
“Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”
Shorti
“Qafë-Gjashta”, gjyqtari Fran Prendi do të shqyrtojë dosjen
Dosja me 11 të pandehur të akuzuar për ngjarjen e 4 marsit të vitit 1997 në “Qafë-Gjashtë”, të Sarandës do të gjykohet nga ana e gjyqtarit Fran Prendi. Dje është hedhur shorti elektronik në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku edhe i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit Prendi. Ai do të caktojë një datë për nisjen e këtij procesi. Të pandehurit e këtij procesi janë Vladimir Sinani, vëllai i tij, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Leonard Theodhori, Alqi Paguni. Ndërsa do të procedohet në mungesë Eduart Cipa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritet policore. Të pandehurit akuzohen për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” të shtetasit Gjergj Mehmeti si dhe të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alia, dhe Myzafer Blushi dhe “armëmbajtje pa leje”. Prokuroria do të sjellë për të dhënë deklarimet 67 dëshmitarë, ku njëri prej tyre do të jetë Agim Shehu ish-zv.ministër i Brendshëm, njëkohësisht dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë.