E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pranga dy vëllezërve për vrasje

 

DURRES - Pas tre muajsh arrati policia e Durrësit arrin të prangosë dy vrasësit e Dritan Nezës, i riu i qëlluar për vdekje me thikë ditën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Shtetasit Romeo Braka 21 vjeç si dhe minoreni me inicialet E.B. janë arrestuar në orën 23:00 të së hënës, pas një aksioni "blic" të policisë së Durrësit. Informatorët kishin marrë prej kohësh sinjale që dy të akuzuarit për vrasje strehoheshin në Qarkun e Durrësit, por ata i ndërronin shpesh banesat, duke bërë që aksionet të dështonin për 90 ditë me radhë. Mbrëmjen e kaluar, pasi informatorët e policisë u lajmëruan se vrasësit e Dritan Nezës fshiheshin në një fshat afër qytetit, hynë në aksion, duke i vendosur dy të pandehurit në dispozicion të drejtësisë. Dy shtetasit që kërkoheshin nga drejtësia janë me profesion punëtor dhe që të dy janë të lindur në Fier. Pas arrestimit të tyre pritet të zbardhen dhe motivet e ngjarjes së rëndë.                                o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›