Durrës, pranon vrasjen për pronat, gjykata lë në burg 39 vjeçarin nga Tropoja

Kujtim Hasanaj vrau në Shkozet 2 persona dhe plagosi një tjetër
Paraditen e djeshme është zhvilluar seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës ndaj Kujtim Hasanajt, lindur në Tropojë dhe banues në shkozet të Durrësit. Kërkesa e prokurorit të çështjes Alket Mersini, në dhënien e masës së sigurisë arrest me burg është aprovuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Enkelejda Softa, i cili ka lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës që i dyshuari për vrasje të hetohet nën masën e sigurisë. 38- vjeçari Kujtim Hasanaj akuzohet për vrasjen e dy shtetasve si dhe plagosjen e një të treti tre ditë më parë në afërsi të vendit të quajtur mbikalimi i Shkozetit. Vrasjet erdhën si pasojë e një konflikti pronësie mes dy familjeve ku Hasanaj qëlloi për vdekje Shaban Karabrahimin, 49 vjeç, Sadik Lazrin, 28 vjeç si dhe u plagos Iliridan Karabrahimi, 39 vjeç. Molla e sherrit që u kthye në tragjedi ishte një tokë për të cilën pretendonin pronësinë që të dy familjet. Për të fituar të drejtën e pronësisë ato i janë drejtuar gjykatës, e cila kishte përfunduar çështjen civile duke vendosur që pronësia të kalojë mbi familjen e Kujtim Hasanaj që gjendet në këtë lagje. Fillimisht palët kanë rënë dakord për lirimin e tokës, por më pas vëllezërit Shaban dhe Iliradin Karabrahimi, të cilët janë fqinjë me autorin, kanë filluar të konfliktohen. Në këto kushte, 38 vjeçari Kujtim Hasanaj ka marrë një pistoletë që e mbante pa leje dhe ka qëlluar drejt vëllezërve. Në kohën që ka ndodhur kjo ngjarje, ka qenë në këtë vend edhe Sadik Lazi, i cili është qëlluar nga një plumb dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga plumbat e pistoletës është qëlluar edhe Shaban Karabrahimi si dhe vëllai i tij Iliradini, por ky i fundit është plagosur vetëm në dorë dhe nuk ka rrezik për jetën. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve të urgjencës dhe kirurgjisë, Shaban Karbrahimi dhe Sadik Lazi kanë vdekur disa minuta pasi kanë mbërritur në spital. Sapo është njoftuar për ngjarjen, në vendin ku kishte ndodhur konflikti kanë shkuar me shpejtësi forca të shumta policore. Brenda një harku kohor të shkurtër, efektivat e rendit bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, që rezultoi të ishte Kujtim Hasanaj, bashkë me armën e krimit, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja pistolete. Hasanaj është zbuluar shumë shpejt se ku fshihej dhe më pas është arrestuar pa rezistencë, nga efektivat policore që morën pjesë në këtë aksion, që ishin të shumta. Kujtim Hasanaj e ka pranuar krimin e kryer prej tij, ndërsa ka kërkuar gjykim të shkurtuar. 38- vjeçari Kujtim Hasanaj do të gjykohet me akuzën Vrasje në rrethana të tjera cilësuese si dhe armëmbajtje pa leje.