Tirana, për dhjetë ditë nën tingujt e muzikës së Shopenit

Kryeqytetit i shtohet një tjetër veprimtari muzikore. Starton edicioni i tetë i Festivalit Shopenian
Një ndër aktivitetet që ka startuar në jetën artistike të kryeqytetit është dhe Festivali i Shopenit,i cili këtë pranverë vjen në edicionin e tetë të tij. Gjatë ditëve të këtij festivali krahas veprave të Shopenit, për publikun do të luhen edhe vepra të kompozitorëve të tjerë të njohur botërorë. Festivali ka nisur mbrëmë me koncertin e nxënësve të Liceut Artistik Jordan Misja, si dhe të shkollave muzikore të qyteteve Durrës dhe Korçë. Ky aktivitet zhvillohet nga Shoqata Frederik Shopenme presidente pianisten Anita Tratari Artiste e Merituar si dhe pianisten Rudina Ciko drejtore e projektit. Festivali do të zhvillohet nga data 22 prill deri më datë 12 maj dhe të gjithë koncertet këtë vit do të zhvillohen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, apo dhe në skenën e këtij institucioni. Për publikun në natën e parë të këtij festivali u luajtën vepra të njohura nga Shopen, nga nxënësit e liceut Jordan Misja. Pianistja Anita Tartari si presidente e Shoqatës Frederik Shopen tregon se kjo shoqatë ka vite që është krijuar dhe në aktivitetin e saj gjithmonë ka dhënë kontribut në zhvillimin e jetës kulturore të kryeqytetit. Kjo shoqatë është formuar që në vitin 1995 dhe zhvillon gjithmonë aktivitete të përvitshme që janë gjithmonë në pranverë. E reja që sjell në çdo vit është gjallërimi i stinës koncertore të kryeqytetit, dhe kjo realizohet me artistët më të mirë shqiptarë, por nuk mungojnë dhe të huaj. Kjo ndihmon shumë në zbulimin e talenteve të reja në artin e interpretimit bashkëkohor, theksoi pianistja Tartari. Më tej duke folur mbi këtë festival, i cili këtë vit vjen në edicionin e tetë të tij ajo theksoi ndër të tjera se do të jenë 10 ditë që do të sjellin për publikun koncerte me repertor të pasur artistik, ku do të ekzekutohen vepra nga Shopen, por dhe nga emra të tjerë të njohur të muzikës Sipas saj në këtë festival marrin pjesë rreth 60 fëmijë artistë, të cilët janë përzgjedhur mbi bazën e një konkursi. Ky festival do të zhvillohet rreth dy javë dhe janë vetëm fëmijë 60, por janë dhe artistë të tjerë të rritur. Pjesëmarrja është vërtetë shumë e kënaqshme dhe kemi dhe një pianiste nga Kosova që quhet Lule Elezi, është një që vjen nga Maqedonia, por kemi dhe nga Italia. Nga Polonia ne kemi solistët një pianist, i cili vjen në Tiranë me ndihmën e shoqatës Frederik Shopen në Poloni. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe që i jepet shoqatës sonë. Ky është bashkëpunim i frytshëm mes shoqatave të ndryshme, ku ne jemi anëtare. Për publikun do të jetë një repertor i pasur artistik, thekson pianistja Tartari. Koncertet që do të zhvillohen në TKOB dhe disa do të jenë në Durrës presin të marrin duartrokitjet e publikut, dhe sipas saj është një sukses që ky festival mbërriti në edicionin e tetë të tij. Për ne është arritje që po zhvillojmë Festivalin e VIII Shopenian. Ky festival nuk ka çmime dhe në repertor do të jenë më shumë vepra nga Shopeni, por do të ketë dhe kompozitorë të tjerë. Përzgjedhja e artistëve është bërë gjithmonë me aprovimin e një komisioni kryesisht të Liceut Artistik, pohon ndër të tjera presidentja e shoqatës Frederik Shopen. Pianistja e njohur Rudina Ciko, njëkohësisht dhe drejtore e projektit tregon se mbi të gjitha ky aktivitet ka si synim promovimin e talenteve të rinj në fushën e muzikës. Ne vazhdimisht bëjmë aktivitete, ku siç e tha dhe Anita ka si synim promovimin e talenteve te reja në fushën e muzikës, pianos, por dhe të kemi shumë pjesëmarrës dhe pianistë nga jashtë Shqipërisë, të cilët sjellin eksperiencën e tyre në muzikën e Shopenit. Edhe vitet e tjera ne kemi zhvilluar dhe koncerte në rrethe të tjera si në Durrës dhe Elbasan, dhe këtë vit ne kemi dy koncerte të tilla që do të zhvillohen në Durrës në galerinë Jozef. Është për tu shënuar bashkëpunimi me TKOB, me koncertin e pianistes italiane Gloria Kapaner, e cila do të shoqërohet nga orkestra e këtij institucioni dhe kemi një eveniment pak më gjerë se sa pianoja. Për publikun koncerti i mbrëmjes së parë do të sjellë të gjithë brezin e ri të pianistëve që përgatiten për të marrë rrugën e ekzekutimit. Janë të gjithë nxënës të shkollës së mesme Jordan Misja, por ka dhe nga rrethe që janë nga Korça dhe Durrësi. Recitalet do të zhvillohen ne hollin e TKOB, ndërsa koncertet do të zhvillohen në sallën kryesore, theksoi pianistja Ciko. Ky festival është mbështetur nga MTKRS, kompania AMC, Ambasada e Polonisë në Tiranë si dhe Shoqata Frederik Shopen. Organizimi i këtij festivali nxit interesimin e interpretuesve dhe u krijon mundësi për tu angazhuar në shpalosjen e aftësive interpretuese, bën të mundur shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet shkollave të ndryshme pianistike.