Durres prokurori Burg perjete Shaban Norjes
Trupi gjykues i kryesuar nga Ervin Metalla, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurin Shaban Norja,81 vjec, i cili akuzohet që vrau dhe gjymtoi kufomën e Ajshe Vatës, shtatzënës 18-vjeçare nga fshati Xhafzotaj.
Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm asnjë nga familjarët e tij dhe as të viktimës Ajshe Vata, por policia ka marrë masat e saj të sigurisë për të shmangur çdo incident të mundshëm.
I akuzuari i vrasjes makabër është futur në sallën e gjyqit me një jelek antiplumb, nën mbrojtjen e dy gardianëve të burgut, ndërsa gjatë seancës gjygjësore Norja është shfaqur i qetë.
Trupi gjykues ka deklaruar se pranon gjykimin e shkurtuar të paraqitur nga pala mbrojtëse, në seancën e parë.
Prokurori i çështjes Sokol Nishani ka kërkuar burgim të përjetshëm për Shaban Norja, për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, si dhe 5 vite burg për armëbajtje pa leje, por, trupi gjykues vendosi datën 28 janar, për të dhënë verdiktin përfundimtar, kjo për shkak se avokati mbrojtës Osman Dashi ka kërkuar kohë që të përgatisë materialin mbrojtës kundrejt klientit të tij Norja.
Akti makabër ndaj 18 vjecares Aishe Vata shënua mbrëmjen e 10 tetorit të vit që lamë pas, ndërsa trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tre ditë më vonë, pas rrëfimit të 81 vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore.